18 vjeçari godet me grusht bashkëmoshatarin në Elbasan, sherr edhe në Librazhd

Në Elbasan një 18-vjeçar ka qëlluar me grusht bashkëmoshatrin për motive të dobëta. Edhe në Librazhd ka ndodhur një sherr me kërcënime me fjalë.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 14.02.2024, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar, për motive të dobëta;

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 33 vjeç, K. H., 62 vjeç dhe S. H., 57 vjeçe, të tre banues në Librazhd, pasi kanë kanosur njëri-tjerin, me fjalë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.