Pogradec, 17 Shtator 2025 – Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti me motor, i ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën Pogradec–Qafë-llocë.
Sipas të dhënave paraprake, i riu dyshohet se ka humbur kontrollin e motorit dhe është rrëzuar në asfalt. Ngjarja ndodhi në një segment me kthesa të forta dhe vizibilitet të ulët, faktorë që dyshohet të kenë ndikuar në aksident.
I plagosuri u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pogradecit. Burime spitalore konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është kritike dhe po kërkohet mundësia e dërgimit drejt një spitali më të specializuar.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
