17-vjeçarja pla’goset me ar’më zjarri në kokë, çfarë dyshohet?

Vlorë, 14 korrik 2025 – Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës këtë të hënë paradite, ku një vajzë 17-vjeçare është plagosur rëndë në kokë me armë zjarri në banesën e saj në lagjen “Kushtrimi”.

E reja është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës nga familjarët, ku ka mbërritur në gjendje të rënduar, por sipas burimeve mjekësore, ka qenë e koshiente në momentin e paraqitjes.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se vajza është vetëplagosur me një armë zjarri tip pistoletë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

🗣️ Policia njoftoi:

“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen ‘Kushtrimi’. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Gjendja shëndetësore e saj vazhdon të jetë kritike, ndërsa pritet një raport zyrtar nga Spitali dhe rezultatet e ekspertizës kriminalistike për të hedhur dritë mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje.