16-vjeçari planifikoi vrasjen e shokëve të klasës, si u shmang tragjedia në Pejë?

PEJË-Një 16-vjeçar në Pejë, të Kosovës është neutralizuar nga policia pas një planifikimi që mund të shënonte një tragjedi të madhe. Sipas raportimeve mësohet se adoleshenti kishte planifikuar vrasjen e shokëve dhe shoqeve të klasës së tij.

Autoritetet kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë parandaluar aktin dhe policia vijion të hetojë çështjen.

Zv.ministri i Brendshëm i Kosovës Taulant Kelmendi është shprehur:

“Jemi të indinjuar me lajmin se një 16-vjeçar në Pejë dyshohet për planifikimin e vrasjes së shokëve dhe shoqeve të klasës. Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe. Siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria.”