Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Yrshek në Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të mëshuar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40, ku i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
