1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg! Media britanike zbulon shifrat zyrtare

Një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britani, qëndrojnë pas hekurave, sipas Telegraph.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në burg dhe kryesojnë kështu listën me mbi 130 kombësi të të burgosurve në vend.

Pas shqiptarëve, vijnë kosovarët dhe vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit dhe irakenët. Nga ana tjetër, numrin më të ulët të të burgosurve e kanë shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, francezë dhe kinezë.

Të dhënat tregojnë se numri i shtetasve të huaj të burgosur është më i lartë se ai i anglezëve të burgosur në Britaninë e Madhe.