1 miliard euro klauzolë largimi, Reali nxiton të blindojë yllin e sulmit

Real Madrid synon të rinovojë kontratën me një nga yjet e skuadrës. Braziliani Vinicius Junior po shkëlqen këtë sezon dhe madrilenët duan ta kenë pjesë të tyre për shumë vite.

Në marrëveshjen e re programohet rritja e pagës së sulmuesit, i cili aktualisht përfiton 3.2 milionë euro në sezon.

Veç pagës, Real Madrid do të vendose një tjetër klauzolë për largimin e Vinicius Junior, që do të jetë 1 miliard euro.