Zogjtë e ngordhur në plazhin e Vlorës, analizatdalin pozitive për grip shpendësh

VLORË- Analizat për shpendet e ngordhura që u gjetën disa ditë më parë në Plazhin e Vjetër në Vlorë janë publikuar ditën e sotme. Pasi u ngrit alarmi në Vlorë për zogjë të shumtë të ngordhur në Plazhin e Vjetër, veterinerë dhe një grup specialistësh shkuan në vendngjaje dhe morën mostra nga shpendët e ngordhura për të analizuar shkakun e ngordhjes së tyre.

Nga rezultatet e analizave që dolën ditën e sotme, rezulton se shkaku i ngordhjes është për shkak të gripit të shpendëve. Është gjetur grip i shpendëve tek shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka patur kontakt me shpendët shtëpiake të cilat rrezikohen nëse preken nga ky virus. Është një virus qe gjendet te shpendët e egra por që rrezikon shpendët shtëpiake, dhe pas këtyre virusi mund të transmetohet dhe tek njerëzit.

Në datën 5 janar 2025, u konstatuan dhjetëra shpendë të ngordhur në plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës. Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive që prek shpendët e egër dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në popullatat e shpendëve të egër dhe të shtëpisë. Në rastet e infektimit të shpendëve të shtëpisë, mund të ndodhin shpërthime epidemike që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.