Zjarri përfshin një fabrikë në Durrës

Një zjarr ka rënë në një fabrikë në Xhafzotaj të Durrësit.

Sipas burimeve, nuk ka persona të lënduar.

Katër zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në një fabrikë të jashtme që prodhon karrige metalike.

Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një rrjedhje gazi.