Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, nis hetimi për pronarin

Pronari i tregut në zonën e plazhit të Durrësit është proceduar në gjendje të lirë, pas zjarrit masiv që përfshiu ambientet e tregut një ditë më parë.

Sipas burimeve zyrtare, ndaj tij rëndon akuza për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ndërkohë që hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar standardet e sigurisë në ambientet e tregut.