Zjarri në pyllin e Sodës merr përmasa të rrezikshme/ Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës

VLORA- Zjarri në pyllin e Sodës po merr përmasa të rrezikshme, pasi rrezikon tu afrohet biznesve. Në lidhje me ktë, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të tregojnë kujdes të shtuar. Vatra e zjarrit ka rënë brenda pyllit me pisha, pranë vijës hekurudhore në zonën e Zvërnecit. Si pasojë e kësaj tymi i dendur ka mbuluar disa lagje të Vlorës.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve, ndërsa flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e forcave në terren.

Aktualisht në Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, gjë e cila ka vështirësuar ndarjen e forcave në terren. Zjarrëfikësit po kryejnë ndërhyrje edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport