Zjarri në landfillin e Elbasanit, drejtuesit e kompanisë, interpelancë në Këshillin Bashkiak. Administratori Kaja: Jemi në situatë kritike!

Nga ana tjetër, në përgjigje të pyetjeve të këshilltarëve Leli Kaja administratori i ECO ELB tha se janë në situatë kritike. Ai ka shtuar se zjarri ndodhi për shkaqe natyrore dhe u kanë bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje.

ELBASAN- Këshilli bashkiak i Elbasanit ka thirrur në interpelancë drejtuesit e ECO ELB mbi situatën e shkaktuar nga ndotja pas zjarrit në landfill në fillim të muajit korrik. Mësohet se këshilltarët kërkuan të dhëna mbi zjarrin, shkaqet dhe funksionimin e inceneratorit. Nga ana tjetër, në përgjigje të pyetjeve të këshilltarëve Leli Kaja administratori i ECO ELB tha se janë në situatë kritike. Ai ka shtuar se zjarri ndodhi për shkaqe natyrore dhe u kanë bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje.

“Kanë kaluar kapacitetet e landfillit. Zjarri ndodhi për shkaqe natyrore, ky është gjykimi ynë, por institucionet ligjzbatuese të hetojnë dhe të dalim në përfundim. I kam bërë shkresa të vazhdueshme institucioneve qendrore ministrive për zgjidhje. Këshilli Bashkiak as të majtë e as të djathtë kurrë s’janë bërë bashkë për zgjidhje. Kemi nevojë për zgjidhje. Situata kritike.

Këshilltarët të majtë e të djathtë të Këshillit Bashkiak të Elbasanit sot njëzëri kërkuan zgjidhje: Ndërkohë që ndërtimi i inceneratorit hetohet dhe nuk punon të gjendet zgjidhje për Elbasanin. Nuk ka pse Elbasani të kthehet në kosh mbeturinash. Qytetet e tjera gjithashtu të ndajnë përgjegjësitë. Ajri i përbashkët i Elbasanit është shëndeti i qytetit tonë. Të bëhemi bashkë”, tha ai.