Elbasan, 20 Janar 2026 – Më datë 20.01.2026, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. P., 51 vjeç, në fshatin Gurish.
Nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale të këtyre rasteve iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













