Një vatër zjarri u shfaq në një nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit rreth orës 18:49 të pasdites së kësaj të diele.
Zjarri sipas burimeve zyrtare ka rënë pranë godinës së sallës operative.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikëses ka bërë të mundur izolimin e flakëve pa shkaktuar dëme të mëdha.
Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit është shkaktuar nga një ngrohës me energji elektrike.













