Zjarr në një magazinë në fshatin Kuqan – dyshohet defekt elektrik

Elbasan, 19 qershor 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar në Prokurori materialet procedurale lidhur me një zjarr të rënë më 18 qershor, në një magazinë në pronësi të shtetasit A. Z., në fshatin Kuqan, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht si pasojë e një shkëndije në rrjetin elektrik të brendshëm të objektit. Si pasojë janë regjistruar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Materialet i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për vlerësim dhe vijim të procedurave ligjore.