Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sanjollas, në Ersekë, pasditen e sotme. Banesa i përket shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë përpjekjeve për të shuar flakët ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.
