Zjarr në një apartament në Elbasan, shkak bombula e gazit

Elbasan, 26 Shkurt 2025 – Një apartament në një pallat në lagjen “Vullnetari” në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës, rreth orës 18:40.

Sipas burimeve zyrtare, zjarri ka shpërthyer si pasojë e pakujdesisë gjatë ndezjes së një bombole gazi në ambientet e kuzhinës.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për të neutralizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që u bëhet thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të bombolave të gazit për të shmangur incidente të tilla.