Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë Kodër-Krastën në rrethin e Elbasanit. Flakët kanë kapluar zona të ndryshme të kodrës, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe autoritetet lokale. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë njësitë zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për kontrollin dhe shuarjen e flakëve.
Aktualisht, zjarri mbahet nën kontroll dhe vatra është e izoluar, ndërkohë që punimet për fikjen e plotë vazhdojnë. Autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe shmangie të zonës deri në përfundimin e ndërhyrjeve.
