Zjarr në banesë, bie nga pallati gruaja

Bie nga pallati një grua në Korçë.

Një grua ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte pasi apartamenti i saj u përfshi nga flakët.

Sipas zjarrfikseve dhe policisë, zjarri ka shpërthyer në ballkon dhe ende nuk është e qartë nëse gruaja ka rënë apo është hedhur për t’i shpëtuar zjarrit.

Ajo është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.