ELBASAN- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në Sinaballaj të Rrogozhinës. Përhapja e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë që fryn dhe temperaturat e larta.
Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe kullotë, ndërsa situata ka krijuar panik tek banorët dhe autoritetet lokale
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë në kushte të vështira për vëniën nën kontroll të flakëvë. Banorët e zonës i janë bashkuar zjarrfikësve për shuarjen e vatrave të zjarrit Në operacion janë angazhuar dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe të ushtrisë, të cilët po ndihmojnë nga ajri në përpjekjet për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
