Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me zhdukjen e 48-vjeçares në Tropojë. Mësohet se në mjetin e 58-vjeçarit të arrestuar është gjetur telefoni i gruas së tij të zhdukur. 48-vjeçarja që më datë 22 korrik rezulton e zhdukur dhe nuk dihet fati i saj.
Bashkëshorti i saj është arrestuar pak ditë pas zhdukjes pasi grupi hetimor ka dyshime se pas ngjarjes fshihet një krim brenda familjes. 58-vjeçari Imer Shpata rezulton i dënuar më parë për dhunë në familje. Ai ka bërë 8 muaj burg për dhunimin e bashkëshortes.
58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di ku mund te jetë bashkëshortja e tij dhe se herën e fundit që ka patur kontakt me te e ka lënë atë në banesë. Kur është pyetur nga hetuesit 58-vjeçari ka deklaruar se nuk e di kush ia ka futur telefonin e gruas në makinë.
