ITALIA- Një 59-vjeçare shqiptare, shqiptare banuese në Pontedera të Italisë, u largua nga banesa ditën e shtunë në orën 6 të mëngjesit, pa lajmëruar askënd duke bërë që familja të ngrejë alarmin dhe të denoncojë rastin në policia.
Sipas mediave italiane, menjëherë policia ka nisur kërkimet, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Familjarët nuk kanë mundur të japin një përshkrim të veshjes së të zhdukurës, duke qenë se nuk kanë qenë në banesë në momentin kur ajo ka dalë nga dera.
Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ka deklaruar se ajo kurrë nuk ishte larguar nga banesa pa lajmëruar, ndërsa theksoi se kishte frikë se mos i ka ndodhur diçka e keqe.














