Një adoleshente 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Ferizaj gati dy-tre ditë më parë dhe nuk është kthyer ende.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli njoftoi se rasti në fjalë u denoncua nga nëna e vajzës në komisariat në 5 maj.
Sipas deklaratës së nënës, vajza është larguar nga shtëpia më 2 maj rreth orës 19:30 dhe nuk është kthyer që atëherë. Në kohën e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 centimetra e gjatë, peshon afërsisht 83 kilogramë dhe ka flokë e sy me ngjyrë kafe.
Rasti është dorëzuar tek njësia rajonale e hetimeve për veprime të mëtejshme, ndërsa është informuar edhe prokurori i shtetit.
