Zhduket 13-vjeçari, familja kërkon ndihmë/FOTO

Dy prindër nga Tirana kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve pasi fëmija e tyre 13-vjeçar është zhdukur. 

Djali 13-vjeçar, egjiptiano-shqiptar, është zhdukur prej datës 1 shtator pa lënë gjurmë nga banesa e tij në Tiranë. Ai është larguar pasi ka lënë një shënim për prindërit dhe nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij.

Ai është birësuar prej dy vitesh nga një familje shqiptare dhe bashkë me prindërit adoptues jetonte në kryeqytet. Familjarët kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e 13-vjeçarit.

Ai flet mesatarisht shqip dhe në momentin e largimit ka marrë me vete një çantë shpine, ndërsa ka pasur të veshur një bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra dhe atlete sportive të zeza. Familjarët kërkojnë që të gjithë ata që kanë informacion ose ndonjë të dhënë për 13-vjeçarin të telefonojnë në numrin 0674613741 ose t’u drejtohen policisë.