Zgjedhjet pezullohen/ Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Erion Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot qeverinë, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Bëhet me dije se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës.

Konkretisht, me këtë vendim, anulohet dhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. Pas shqyrtimit të ankimit më datë 31 tetor, Gjykata Kushtetuese vendosi që ta rikthejë sërish në detyrë.

Veliaj kërkoi në Kushtetuese shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij si të papjtueshëm me Kushtetutën, si edhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Si u shkarkua Veliaj?

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë, pas urdhërit nga Kryeministri Edi Rama. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore