Zgjedhje në Rrogozhinë/ Fotografohet vota, ndërpritet procesi votimit në një QV, të dënuarit s’votojnë

Qytetarët e Rrogozhinës po i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e Bashkisë.

Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit.

Shkak për këtë është bërë fotografimi i votës.

Kolegji Zgjedhor vendosi të shpallë të pavlefshme rezultatin e 14 majit për disa parregullsi, edhe pse fituesi kryesonte me një diferencë të ngushtë votash.

Në garë janë po të njëjtët kandidatë, përkatësisht Edison Memolla nga Partia Specialiste dhe Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, që mbështetet nga dyshja Meta- Berisha.

Të burgosurit nuk do lejohen të votojnë për shkak se afatet kohore nuk e premtojnë një gjë të tillë.

Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.