Zbuloni se ç’ndodh me trupin kur hiqni dorë nga bulmeti

A e dini se heqja dorë nga konsumimi i produkteve të bulmetit ndikon negativisht në shëndetin tonë?  Mungesa e laktozës, fryerja e stomakut janë vetëm dy nga pasojat e heqjes dorë prej bulmetrave.

Më poshtë do të mësoni se ç’ndodh me organizmin tonë kur vendosim “të mos i shohim me sy” produktet e bulmetit.

Dobësimi i Kockave

Qumështi është shumë i pasur me kalçium, proteinë, vitaminë D dhe minerale të tjera të dobishme për shëndetin e kockave. Nëse nuk konsumoni ushqime të bulmetit atëherë kockat tuaja do të jenë më të dobëta e duhet të gjeni mënyra të tjera për të mbajtur kokcat të forta. Ushqime të pasura me kalçium janë barishtet, lëngu i portokallit, qumështi i bajames dhe brokoli.

Tensioni i Gjakut

Qumështi është shumë i pasur me kalium, një mineral që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Zakonisht, ekspertët këshillojnë konsumin e sa më shumë frutave dhe perimeve për një ulje natyrale të tensionit të gjakut. Por kur njeriu konsumon edhe produkte bylmeti, atëherë tensioni i gjakut mbahet më mirë në kontroll.

Ndryshimi në peshë

Njerëzit që shohin heqjen dorë nga produktet e bulmetit si një alternativë për të humbur në peshë duhet të tregojnë kujdes. Disa produkte bulmeti mund të shtojnë shumë nivelin e kalorive, por ushqime të tjera si qumështi ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës.

Pastrimi i lëkurës

Disa studime, kanë zbuluar një lidhje mes shfaqjes së akneve dhe pirjes së qumështit, veçanërisht atij të skremuar. Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë lidhje e tillë me djathin dhe kosin.Ajo që është e vërtetë është se gjithçka që hamë reflektohet në lëkurë dhe i tillë mund të jetë edhe rasti i qumështit.

Intoleranca ndaj laktozës

Intoleranca ndaj laktozës karakterizohet nga mungesa e një enzime që shpërbën sheqernat tek produktet e bulmetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se heqja dorë nga këto produkte do të lehtësojë problemin. Përkundrazi, simptomat do të përkeqësohen më keq.

Më pak fryrje stomaku

Nëse futeni në kategoritë e njerëzve, stomaku i të cilëve fryhet si një tullumbac si pasojë e produkteve të bulmetit, atëherë duke hequr dorë prej tyre, do të ndiheni më mirë dhe më pak të fryrë.

Më pak rrezik nga radikalet e lira

Disa produkte të bulmetit kanë një rol inflamator. Kësisoj, rreziku i shfaqjes së tadikaleve të lira bie ndjeshëm nëse nuk konsumoni produkte të bulmetit. Sipas studimeve, nivelet e larta të kalçiumit rrisin rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt.