“Fëmijët afganë larg luftës”/ Gazetarja e BBC-së i bën jehonë Shqipërisë

Gazetarja e BBC, Yalda Hakim ka pasqyruar situatën e krijuar mes afganëve në Shqipëri. 

Fëmijë afganë të cilët vetëm pak ditë më parë ikën nga tmerret e luftës, duke shijuar jetën e tyre të re në Tiranë, Shqipëri”, ka shkruar gazetarja në llogarinë e saj të Twitter-it. 

Shqipëria është një nga vendet që ka mikpritur afganët, të cilët janë strehuar në konviktet e Qytetit të studentit dhe në resortet e Durrësit.

Afganët e strehuar në vendin tonë janë bashkëpunëtorë të NATO-s, mes tyre dhe gazetarë.