Mësohet se në pranga për këtë rrëmbim kanë rënë 2 persona për një konflikt me motive të dobëta i kanë hequr lirinë të djali të mitur.
FUSHË KRUJË- Rrëmbimi i një të mituri më 1 gusht në aksin Fushë Krujë-Vorë është zbardhur ditën e sotme. Mësohet se në pranga për këtë rrëmbim kanë rënë 2 persona për një konflikt me motive të dobëta i kanë hequr lirinë të djali të mitur. Ndërkohë që në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtor të të arrestuarve.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve: E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.
Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur. Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
