Pas rreth 2 muajve e gjysmë, Gjykata Kushtetuese u shpreh sot pas kërkesës së paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila në muajin nëntor 2025 vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pas mbledhjes që nisi që prej orës 11:00, është vendosur që të rrëzohet ankimimi i qeverisë, pasi gjyqtarët kanë votuar 4 pro dhe 4 kundër.
Kështu, rikthehet masa e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, e cila ishte hequr më 12 dhjetor 2025, po me verdikt të kësaj gjykate.
Kushtetuesja vlerësoi se edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.














