Yamal: Po ma kërkoi Mbappé fanelën do ia jap

Në një intervistë për Marca, Lamine Yamal tregon se Kylian Mbappé i kërkoi atij fanelën të martën në mbrëmje, pas gjysmëfinales së Euro 2024 mes Francës dhe Spanjës (1-2).

GJERMANI – Skuadra franceze do ta mbajë mend gjatë atë gol të Lamine Yamal. Atë të martë, gjatë gjysmëfinales së Euro 2024 midis Bluve dhe Spanjës, barazimi erdhi me një goditje madhështore të yllit të Barcelonës (21’). Në fund të ndeshjes, mësohet se Kylian Mbappé kërkoi fanelën e mrekullisë.

“Nëse Mbappé ma kërkon, unë do t’ia jap”

Ka qenë Lamine Yamal që e ka thënë vetë këtë të premten, dy ditë para finales së Euros mes Anglisë dhe Spanjës. “Mbappé më kërkoi fanelën time dhe nëse Mbappé ma kërkon, unë do t’ia jap”, tha për Marca-n njeriu që feston ditëlindjen e tij të 17-të . “Nuk ka asnjë problem. Nuk e di se cilën kam. Pas fitores po mendoja për finalen, u emocionova aq shumë sa nuk e mbaj mend më”.

Duhet thënë se anësori mori një dimension të ri, pas sezonit të tij të parë të plotë me Barçën, duke kulmuar me këtë gol ndaj Francës, i cili la gjurmë. “E shihni se ka shumë hapësirë, shikoni lart dhe shihni golin, e kuptoni se mund ta bëni atë”,- tha Yamal për veprimin e tij. “Dhe unë isha me fat, që shënova një gol.”

Gjatë fazës së grupeve, ishte italiani Federico Chiesa ai që donte të kishte fanelën e Lamine Yamal. Në rast kurorëzimi kundër Anglisë këtë të dielë, Lamine Yamal do të fitojë trofeun e tij të dytë. Në vitin 2023, ai fitoi La Ligën me Barçën, duke luajtur vetëm shtatë minuta në një ndeshje të vetme.