Xhensila nisi divorcin dhe u largua në Dubai, si nisi kriza mes çiftit ?

Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku janë në proces divorci.  Eshtë vetë këngëtarja ajo që ka marrë hapin për t’i dhënë fund martesës disavjecare. Kjo nuk është kriza e parë mes çiftit.

Por mesa duket ishte vendimtarja, për të zgjedhur rrugën e divorcit. Pas vendimit për tu ndarë, mësohet se këngëtarja është larguar e vetme gjatë fillimit të javës në Dubai, për t’u kthyer këtë fundjavë në Shqipëri, ku ka planifikuar koncertet e radhës.

Divorci nuk është bërë me pranim të të dyja palëve. Pavarësisht konflikteve, Kallaku ka kundërshtuar ndarjen. Çifti nuk ndiqet më as në rrjetet sociale, ndërsa në ngjarjet e kohëve të fundit, të dy shfaqen të ndarë, ose vetëm me fëmijët e tyre.

Disa muaj më herët kur u përfol për një divorc mes çiftit, të dy hodhën poshtë zërat përmes një puthjeje në një koncert. Tani rrjeti zien sërish, por askush nuk ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmet.