Inxhinieri që vdiq për një pronë! Kush ishte Armando Meshau, pistat ku po heton policia
Konfliktet në të kaluarën dhe borxhet dyshohen të jenë shkaqet kryesore të sherrit në Vlorë, që i morën jetën 55-vjeçarit Armando Meshau.
Mësohet se viktima kishte profesion inxhinier ndërtimi dhe njihet si ndërtues në qyteti bregdetar.
Në qendrën e internetit Meshau ka nisur një konflikt me një person që ndodhej aty, i cili pasi janë nxehur gjakrat e ka goditur me gusht. Në sherr e sipër Meshau ka përplasur kokën në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se deri tani janë shoqëruar disa person, të cilët kanë qenë në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Policia po punon për sekuestrimin e kamerave të sigurisë, të cilat do ta ndihmojnë për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
