Vritet me thikë nga kolegu kuzhinieri në Tiranë.
Vrasja ndodhi në Komunën e Parisit, ku Filip Shehu, pas një konflikti banal vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin, Indrit Ismaillarin.
Bëhet me dije se Ismaillari 34-vjeç u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark. Ndërkohë, autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Gjithashtu ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij
 
        



