Vritet me thikë 17-vjeçari në qendër të Fierit, plagoset një tjetër

Një sherr me thika ka ndodhur në qendër të Fierit, ku për pasojë ka vdekur një i ri. Sipas burimeve, i riu ka ndërruar jetë në spital.

Disa persona janë grindur mes tyre dhe debati ka përfunduar në përleshje fizike e më pas njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një të ri, që ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia ka ndaluar agresorin.

Ndërkohë dyshohet edhe për dy të plagosur.

Ende nuk dihet motivi i sherrit dhe identiteti i personave të përfshirë.