Vritet me armë zjarri një person në Lezhë. Policinë e njoftoi e bija. Emri

LEZHË- Gjergji Tusha është personi i vrarë ditën e sotme në Tale të Lezhës. Mësohet se Tusha është gjetur i pajetë nga banorët e zonës në Tale, ndërkohë që në trupin e tij ka plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Tusha fillimisht është shpallur i zhdukur mesditën e sotme, pasi vajza e tij dënoncoi në polici se kishte humbur kontaktet me të.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.