Vrau të atin dhe e hodhi në pus, Gjykata e Durrësit lë në burg Esmerald Ballën dhe mikun e tij bashkëpunëtor

Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje.

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest në burg” për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje.

Si u zbulua ngjarja?

Esmerald Balla sipas policisë ka denoncuar se i ati më 13 gusht është larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe se pas kësaj kësaj, babë e bir i kanë shkëputur kontaktet. Po ashtu 30-vjeçari ka deklaruar se ka dyshime se kjo grua mund të ketë vrarë të atin, sepse sipas tij ai nuk kishte arsye të ikte nga banesa.

Ndërkohë më tej në njoftimin e policisë thuhet se djali tjetër kishte ardhur nga Italia, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa. Pas ardhjes në Durrës, ai ka kallëzuar në polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Pas këtyre fakteve, policia ka ngritur dyshime se ngjarja ishte krim në familje. Pas hetimeve dhe kërkimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi Esmerald Ballës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.