Vrau një 28-vjeçar dhe plagosi vëllain e tij/Ky është 24-vjeçari Hida I arrestuar një natë më parë nga policia

Identifikohet autori i vrasjes dhe plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan pas sherrit për një vajzë, i cili është vënë në pranga pak orë pas ngjarjes. Policia bën me dije se ai është Ardit Hida, 24 vjeç, ndërsa ABC ka siguruar edhe foton e të riut.

Ai qëlloi me thikë në drejtim të vëllezërve Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që i plagosur mbeti vëllai i tij Mikel Kovaçi. Hida është kapur nga policia në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese” teksa po përpiqej të largohej nga qyteti i Elbasanit. Blutë kanë bërë të mundur edhe gjetjen si dhe sekuestrimin e thikës me të cilën autori qëlloi dy vëllezërit.