Gjatë një përleshje më 13 korrik 2024, një shqiptar 52-vjeçar i kishte futur bashkëkombësit të tij 39-vjeçar një thikë 15 centimetra në zemër përpara një bari rreth orës 23:30.
Ngjarja u regjistrua në Leipzig të Gjermanisë.
Shqiptari ndërroi jetë gjatë natës në spital. Por gjykata vendosi se vrasja mund të ketë ndodhur për vetëmbrojtje
Në gjyqin për një të vrarë me thikë në Eisenbahnstrasse në Leipzig, shqiptari i akuzuar është shpallur i pafajshëm.
52-vjeçari kishte qëlluar me thikë një bashkëkombës 39-vjeçar gjatë një konflikti në verën e vitit 2024.
Gjykata e Qarkut në Leipzig vendosi se mund të ketë qenë vetëmbrojtje duke u mbështetur në parimin “dyshimi shkon në favor të të akuzuarit”.
Prokuroria kishte kërkuar më parë një dënim me shtatë vjet burg për vrasje.
52-vjeçari shqiptar la gjykatën si njeri i lirë dhe do të marrë gjithashtu kompensim për paraburgimin./RADIOLEIPZIG













