Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ludian Zaimin, ish-efektivi i policisë që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, brenda komisariatit, në Tiranë.
Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë i dha të riut 35 vjet burgim, megjithatë pas shqyrtimit të çështjes në Apel u caktua një dënim propocional për të. Ky dënim u ankimia, por edhe Gjykata e lartë nuk ka bërë lëshime. Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 23 majit 2022 brenda në zyrën e instruktazhit në ambientet e Komisariatit nr.3, pak para se dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25-vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu merrte anti-depresantë, por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, teksa pretendonte se kolegu e bullizonte.













