Vrau gruan 20-vjeçe dhe inskenoi ngjarjen, jeta e pilotit grek Babis Anagnostopulos do bëhet film?

Në maj të 2021, piloti grek i quajtur Babis Anagnostopulos vrau gruan e tij 20-vjeçare Caroline Crouch teksa ajo ishte në gjumë në sy të foshnjës së tyre.

Sikur të mos mjaftonte akti makabër, ai për shumë kohë mashtroi policinë duke thënë se kishin rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tyre. Një ngjarje kaq tragjike që tronditi botën sigurisht doli në dritë dhe piloti u dënua me burg të përjetshëm dhe 11 vite e gjashtë muaj shtesë burg për vrasjes e Caroline, vrasjen e qenit dhe dy vepra të tjera penale dëshmi e rreme dhe denoncim i rremë.

Vrau gruan dhe donte t’i hidhte fajin shqiptarëve, prindërit e Caroline kundër pilotit grek: S’do ta shohë më vajzën e tij
Mirëpo siç duket kjo vepër e tij për disa regjisorë është perfekte për t’u bërë film. Avokati Babis është shprehur se kompani të ndryshme filmike kanë kërkuar që të bëjnë një film për jetën e tij.

“As një apo dy propozime, nga media greke apo e huaj, në nivel Netflix, producentë të huaj apo producentë nga Evropa. Natyrisht, duhet të jetë me pëlqimin e klientit tim nëse ata duan që të bëhet vërtet diçka e vlefshme. Ata shprehën dëshirën për t’i dhënë të drejta diçkaje të gatshme ose për t’u dhënë më shumë informacion se sa dihet“, tha avokati.