DURRËS- Marjan Kodheli, i cili vrau babain e tij, Pjetër Kodheli duke e goditur fillimisht me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata i ka caktuar një avokat kryesisht pasi familjarët nuk kanë paraqitur asnjë mbrojtës për të dhe është tërhequr për t’i lënë pak kohë për t’u njohur me aktet.
Si ndodhi krimi?
Krimi i rëndë në familje ndodhi në fshatin Shkallnur të Durrësit, mesditën e 28 tetorit. 25-vjeçari, Marjan Kodheli fillimisht ka qëlluar të atin, Pjetër Kodhelin me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. Marjan Kodheli, cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor













