Vrau babain, Hygerta Meta sillet në banesë për të ndërtuar skenën e krimit

DURRËS- Hygerta Meta, 19-vjeçarja e cila vrau me armë zjarri dhe groposi 10 ditë më parë babain e saj, është rikthyer në vendin e krimit e shoqëruar nga policia.

19-vjeçarja po rrëfen krimin para hetuesve, duke dhënë detaje në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Ndërkohë policia vijon ende me kërkimet për armën e krimit.

Në komisariat vajza ka dëshmuar se e ka kryer krimin e vetme dhe se arsyeja ishte sepse babai donte ta fejonte me zor. Ajo ka treguar se kishin vazhdimisht konflikte së bashku. Familajrët e tjerë gjithashtu po merren në pyetje, pasi dyshohet të jenë implikuar në krimin e rëndë.