Vrau babain dhe e hodhi në pus, dalin para gjykatës Esmerald Balla dhe bashkëpunëtori i tij, Edison Brahaj

Ka nisur në Gjykatën e Durrësirt seanca pë masat e sigurive ndaj Esmerald Ballës dhe bashkëpunëtorit të tij, Edison Brahaj, për vrasjen e Enver Ballës.

Siç shihet e siguruara nga Noa.al ai shfaqet me duar bnë kokë, ndërsa do të përballet me masën e sigurisë që do caktojnë togat e zeza.

Po ashtu, edhe bashkëpunëtori i tij Edison Brahaj, i cili e ndihmoi të fshihte trupin e të atit, gjendet sot përballë gjykatës.

Esmerald Balla, 30 vjeç, kreu një krim makabër që tronditi sërish opinionin publik. Me gjakftohtësi thuri planin e vrasjes së babait dhe skenarin që do të ndiqte për t’u mos u zbuluar. Enver Balla u vra me armë zjarri nga i biri dhe 20 ditë pas ekzekutimit, autori denoncoi në polici zhdukjen e të atit, duke theksuar se kishte humbur kontaktet me të.

Për të krijuar një alibi që do të mbështeste versionin e tij, ai dëshmoi para uniformave blu se babai kishte krijuar një histori dashurie, ndaj ky mund të ishte shkaku i largimit pa njoftuar.

Policia mbërriti në banesë dhe indicia e parë për zbardhjen e ngjarjes ishte kasaforta, brenda së cilës ndodheshin 75 milionë lekë të vjetra. Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël kasafortën dhe për një kohë të gjatë merrte para.

Mjaftoi kjo indicie dhe policia konfiskoi telefonin e denoncuesit, i cili do të ishte elementi kyç për zbardhjen e krimit makabër.

Çfarë thotë policia

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Esmerald Balla ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e Enver Ballës dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit Enver Balla u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.