Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas një konflikti mes palëve, i ndodhur disa ditë më parë. Megjithatë, rrethanat e plota dhe motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë, po punohet edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.













