Zbulohet identiteti i viktimës që u vra në Tiranë. Emri

Identifikohet viktima në Babrru, i cili u vra me thikë rreth orës 20:10 të mbrëmjes së sotme.

SipAi është Hajdar Ismailgeci 40-vjeç. Viktima nuk kishte me vete mjet identifikimi, çka e ka bërë të vështirë deri tani, procesin e identifikimit nga ana e autoriteteve.

Kamëz/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.

Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.