Vrasja e turistit portugez, policia në kërkim të shqiptaro-amerikanit që nisi sherrin dhe pronarit të hotelit

Burimet për Top News bëjnë me dije se forca të shumta policie po zhvillojnë aksione ‘blic’ për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.

Policia është vënë në kërkim të Danial Heurteven, i shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, Bekim Bulica.

Ka dyshime se pas ngjarjes u larguan në Kukës, megjithëse po mbahet në monitorim edhe kufiri me Kosovën.

Kontrolle ka edhe në Vlorë dhe Tiranë.