Vrasja e shqiptares shtatzënë, mamaja e autorit: Jam nëna e një vrasësi…

Mamaja e 39-vjeçarit grek që akuzohet se ka vrarë partneren e tij shqiptare shtatzënë, 41-vjeçaren Gjeorgjia Murati, ka dënuar krimin që ka bërë djali i saj.

“Po të isha në rajonin e policisë do ta kisha vrarë”, ka thënë ajo për televizionin grek Mega.

E ëma e 39-vjeçarit thotë se ndihet keq për atë që ka bërë i biri. Është një krim që nuk justifikohet, shprehet ajo.

“Ndihem shumë keq me ato që dëgjoj. Nuk kam folur fare me të (me djalin). Nuk jam në gjendje të bëj asgjë tani. Është bërë një krim, është zhdukur një grua, jam shumë e inatosur. Ka humbur një vajzë, ku duhet të shkoj të kërkoj falje? Si do t’i kërkoj falje? Çfarë do t’i them asaj nëne? Më fal që ju ‘hëngra’ vajzën? E di që nuk kam përgjegjësi, por jam nëna e një vrasësi”, ka deklaruar ajo.

39-vjeçari grek që akuzohet se vrau partneren e tij shtatzënë, 41-vjeçaren shqiptare Gjeorgjia Murati, ka mohuar çdo akuzë në gjykatën e Selanikut në Greqi. Ai ka pretenduar se nuk është autori i vrasjes dhe se natën fatale, atë të ndërrimit të viteve, ka qenë në gjumë dhe se nuk e ka vrarë ai partneren e tij.

Pavarësisht deklarimeve të tij, gjykata e la në burg atë dhe bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar.

41-vjeçarja shqiptare shtatzënë Gjeorgjia Murati u vra në Selanik natën e ndërrimit të viteve nga partneri i saj grek 39-vjeçar dhe trupi ju gropos. Kufoma ju gjet disa ditë më vonë pas krimit.