DURRËS- Hysen Meta, që vrau babain e tij dy vitë më parë, në bashkëpunim me motrën Hygerta Meta është dënuar me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin Shkurt të 2024-ës, ku vëlla e motër pasi e qëlluan 4 herë më armë babain, e groposën në kasollen pranë banesës së tyre.
Gjykata e Durrësit ka konfirmuar ditën e sotme dënimin për Metën. Ndërsa Hygerta Meta është dënuar me 8 vite heqje lirie dhe vëllai tjetër Amarildo Meta me 5 vite burg. Blerina Meta që është dhe e ëma e fëmijëve është dënuar me 3 vite burg.
Si ndodhi vrasja?
Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkurt 2024 në Shënavlash të Durrësit ndërsa janë ende mister shkaqet e krimit. Hysen Meta deklaroi në gjykatë se babai u vra me pistoletë nga e motra, Hygerta, krim i cili u pranua më pas prej saj. Sipas Hygertës, sherri nisi pasi prindërit kërkonin ta fejonin me çdo kusht.
Më 13 shkurt djali i madh, Hyseni denoncoi në polici humbjen e babait të tij. Por pas dyshimeve të policisë, u arrit të zbulohej krimi pas disa ditësh. Policia nisi hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.
Ndërkohë 12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Bjë ditë pas zbulimit të trupit, policia njoftoi se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba. Ky i fundit në deklaratën për policinë pranoi se kishte vrarë babain, version i cili u ndryshua gjatë dëshmisë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, ku e mohoi të ishte përfshirë në krim. Autorësinë e mori sërish përsipër 19-vjeçarja, e cila tregoi edhe dinamikën nga momenti që kishte marrë vendimin për të vrarë të atin, deri në momentin që e qëlloi për vdekje.
