Fëmijë dhe prindër kanë dalë sërish në protesta për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Perlleshi, krim i ndodhur më 18 Nëntor pranë derës së shkollës “Fan Noli”.
Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të zgjohen dhe ngrihen nga kafet, duke iu bashkuar në marshim.
Tetë persona të përfshirë në vrasjen e Martin Canit! Zbulohet çfarë filmoi kamera e sigurisë
“Jemi të shqetësuar, kërkojmë siguri në shkolla dhe edukim të posaçëm për fëmijët për shenjtërinë e jetës, bullizmi dhe armët në shkolla duhet të marrin fund”, thotë një prind.
Kjo është protesta e tretë e prindërve dhe nxënësve për vrasjen e 14-vjeçarit, i cili u godit me thikë në zemër disa herë nga bashkëmoshatari i tij, i cili ditën e djeshme u dërgua në burg për të mitur.
